Mire se vini ne PANAIRI ONLINE SHPK
Ofron
Pak Histori:
Idea e platformës së Panairit Online më lindi në 7 Tetor të vitit 2013-të.
Ndodhesha në Janinë dhe në një rrugicë duke kaluar pashë 4 dyqane që shisnin gjëra të ndryshme por, që kishin një problem të përbashkët.
Pamja që pashë ishte dyqani bosh pa asnjë klient dhe shitësat që ishin ulur para një kompjuteri që rrinin kot.
Mendimi që më lindi ishte se si këta shitësa të gjenin klienta online kur nuk kishte klienta në dyqan, nëpërmjet një sistemi online.
Sa shkova në shtëpi te motra ime, fillova të shkruaja idene time në letër.
Këtë problem që kishin bizneset në Greqi, e kishin edhe bizneset shqiptare.
Që nga ajo ditë fillova të bëj kërkime të ndryshme për problemet që kishin bizneset dhe për zgjidhjet që do të jepte kjo platformë.
Më 7 shkurt 2016 u hap për herë të parë faqja në rrjetet sociale.
Që prej shtatorit të 2017-ës deri në shtator të 2019-ës, punuam për dy vite, për të krijuar këtë platformë.
Promovimi i platformës online për herë të parë u bë më Dt.07.09.2019 me 13 module bazë.
Po atë ditë u bë dhe hapja e zyrës në Tiranë më Dt.07.09.2019 te Galeria 17 Nëntori, Kati II te rruga e Barrikadave.
Vlera totale e investimit që ka arritur platforma pas 5 vitesh, deri më Dt.07.09.2024 që u bë rifreskimi i të dhënave të mëposhtëme:
- Vlera e një moduli 5.700 € x 13 module = 74.100€
- Vlera e panelit të administrimit = 13.900€
- Më 7 mars 2021 u bë Update Moduli i ofertave duke i ndarë në oferta ditore, javore, mujore, B2B dhe oferta 100% falas =1500€
- Më 7 maj 2021 u bë Update Moduli Referal Link ku i jepet mundësi një biznesi të referojë një biznese tjetër dhe të përfitojë publikime shtesë = 1500€
- Më 7 janar 2022 u bë Update Moduli Vizitoret te çdo ofertë ku i jepet mundësi një biznesi të shikojë në kohë reale se sa vizitorë e kanë parë ofertën që biznesi ka reklamuar te dyqani i tij në platformë = 1500€
- Më 7 shtator 2022 u be Update faqja e parë ku u ndanë bizneset sipas shteteve, kategorisë dhe abonimeve = 1500€
- Më 7 janar 2023 u be Update profili i biznesit me DOMAIN = 1500€
- Më 7 mars 2023 ble DOMAINI site.al dhe u krijua platforma për shitjen e Domain-it site.al = 1000€
- Më 7 maj 2024 u bë Update e gjithë platforma me HTML5 dhe doli online më 9 nëntor 2024 = 4500€
- Kosto mujore për server dhe mirmbajtje mujore = 900€
- Kosto e investimit për ndërtimin e platformës, server, mirmbajtje dhe panelit të administrimit dhe Update nga Dt.07.09.2019 deri më Dt.07.09.2024 në total është 155.000 €
Jemi të hapur për bashkpunim me investitorë të ndryshëm, në varësi të kapitalit që duan të investojnë.
Gjithashtu kërkojmë persona që duan të investojnë kohën dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e kësaj platforme duke u bërë aksioner në një nga bizneset që platforma ka zhvilluar.
Ju mirpresim të na kontaktoni për bashkpunim në çdo kohë në nr e tel: +355 69 23 000 37
Arritjet tona:
- Sot pas 5 vitesh janë mbi 300 biznese që janë bërë pjesë e kësaj platforme dhe janë mbi 4000 oferta online nga këto biznese.
- Janë mbi 60 biznese që kanë krijuar profilin e biznesit me domain e tyre me SITE.AL dhe .COM
- Atualisht që prej nëntorit 2024 kemi më shumë se 12000 mij vizitorë në ditë.
- Rreth 90% e produkteve dhe shërbimeve që janë reklamuar nga kjo platformë, dalin në faqe të parët në GOOGLE.
Vizioni jonë është:
- Të jemi qëndra tregetare online e vetme në botë për bizneset shqiptare.
- Deri në fund të 2025-ës do të jemi inkubatori më i madh për zhvillimin e një biznesi online nga zero, ku të kemi zhvilluar minimalisht 90 bizneset e para.
- Deri në 2025-ën do të jenë mbi 7.000 biznese shqiptare që do të operojnë online në tregun rajonal dhe global.
- Deri në 2025-ën të jemi kompania e parë në trevat shqiptare që ka punësuar si Menaxher të sistemit online më shumë se 70 të rinj në gjithë botën në bizneset shqiptare.
Zgjidhjet që ne ofrojmë për disa nga problemet që sot bizneset fizike kanë, të cilat janë si më poshtë:
- Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta bëj vetë SEO marketing, pa qenë e nevojshme që të jetë as IT ose programues, sepse 95% e SEO-së e ka bërë platforma gati. Biznesi duhet të hedhë produktin në dyqani online.Biznesi vetëm duhet të hedhë produktin te dyqani online.
- Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta menaxhojë 100% dyqanin e tij online, sepse është 100% i pavarur nga platforma për çdo gjë që ai do të postoj në dyqani i tij.
- Biznesi nëpërmjet kësaj platforme kursen 100% vlerën e investimit që do të paguante për të patur një Website që fillon nga vlera 300 euro deri në 7000 euro, sepse këtu e merr 100% falas. Ajo çfarë investon është vetëm mirëmbajtja (hosting).
- Nëse deri më dje, biznesi në mënyrë individuale ka bërë marketing që të gjej klientë nëpërmjet rrjeteve sociale, sot është vet platforma e cila ka klientët e vet që kërkojnë shërbime ose produkte brenda kësaj platforme dhe biznesi nuk paguan asnjë kosto ekstra për këtë shërbim.
- Nëse deri më dje, biznesi në mënyrë individuale ka paguar në rrjetet sociale dhe ka reklamuar vetëm një produkt, tashmë nëpërmjet linkut të personalizuar të një produkti, vizitori do të shikojë të gjithë produktet që ky biznes ofron.
- Nëse deri më dje, kur një vizitor në rrjetet sociale, vetëm ka klikuar por nuk ka blerë dhe ju e keni humbur kontaktin me të, sot nëpërmjet linkut të personalizuar ju mund ti dërgoni përsëri oferta, nëse ai ka pranuar të njoftohet për oferta nga biznesi juaj.
- Për një biznes i cili është në prag falimentimi, dyqani online në platformë i ka dhënë jetë minimalisht dhe një vit. Pasi kosto e abonimit për një vit në platformë është minimalisht sa kosto mujore e qerasë që një biznes fizik ka. Kjo jo vetëm që e shpëton nga falimentimi, por edhe mund ta kthejë në një nga bizneset më të suksesshëm në të ardhmen.
- Ndërsa për ata që duan të nisin një biznes por nuk kanë kapitalin e mjaftueshëm dhe eksperiencë, këtu mund t’ia nisin me kosto minimale dhe me rrisk falimentimi zero.
Shërbimet tona:
- Abonime vjetore, për një biznes që do të zhvillojë biznesin e tij nëpërmjetë kësaj platforme.
- Trajnime të personalizuara ose në grup, për persona që duan të nisin një biznes online nga zero.
- Konsulta të personalizuara, për blerjen e një brandi.
- Konsulta të personalizuara, për krijimin e një plan-projekti për zhvillimin e një biznesi online nga zero.
- Trajnim të ndryshme fizike dhe online në lidhje me shitjen, komunikimi, zhvillimin personal, rrjetet sociale etj.
- Trajnimin dhe çertifikimin e personave që duan të punojnë si Menaxher Online për një biznes.
- Libra motivues për zhvillim personal
Disa nga sloganet tona:
- Vendi ku takohet biznesi dhe konsumatori.
- Panairi i bizneseve online, në 365 ditë në 24 orë.
- Punoj dhe jetoj në trevat shqiptare por paguhem si në Zvicer.
- Punoj dhe jetoj në trevat shqiptare por biznesin tim e kam në gjithë botën.
- Punoj dhe zhvilloj biznesin tim në trevat shqiptare por klientat e mi i kam nga e gjithë bota.
- Ndërtoni biznesin tuaj online në 7 muaj me kosto minimale.
Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- PANAIRI ONLINE SHPK
- M02122007B
- M.B
- +355692300037
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- www.panairionline.com
- Rruga e Barrikadeve
- Tirane
- Shqiperia
- 24/7